Kushtëzimi i Kosovës me Asociacion, reagojnë nga Vetëvendosje

Aktuale

Kushtëzimi i Kosovës me Asociacion, reagojnë nga Vetëvendosje

Nga: A.SH Më: 9 maj 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Pas raportimin për kushtëzimin e Kosovës për në KiE me themelimin e Asociacionit, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Ai ka thënë se me këtë rast Kosovës po i bëhet një padrejtësi e madhe derisa po ndihmohet Serbia në shkeljen e nenit 4 të Marrëveshjes Bazike.

Postimi i plotë:

Me bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nga disa shtete mike, përveçse po ia bëhet një padrejtësi e madhe Kosovës, po përligjet e madje po ndihmohet Serbia në shkeljen e nenit 4 të Marrëveshjes Bazike.

Ndërkohë Serbia në kabinetin e ri qeveritar ka dy të sanksionuar nga ShBA, nuk e respekton politikën e jashtme të BE-së po në vend të saj nënshkruan marrëveshje me Rusinë për politikë të jashtme, e dje e priti presidentin e Kinën për të shënuar aleancës strategjike mes dy vendeve.

Kosove vërtetë është vend e shtet i vogël, por ka popull e qeveri krenare e të ndershme që as nuk mund të shantazhohet e as nuk mund të kushtëzohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat