KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të varur në një pemë në Zveçan

Aktuale

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të varur në një pemë në Zveçan

Më: 9 maj 2024 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

KFOR-i ka raportuar se ka parë në një pemë në Zveçan të varur një pushkë me municion prej 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë.

Policia dhe Forenzika ka dalë në vendngjarje, ku kanë sekuestruar armën dhe municionin.

“Raportohet se nga një njësi e KFOR-it, në një pemë është gjetur e vendosur/varur një pushkë me 13 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe një gëzhojë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, përfshirë forenzikën, të cilët kanë sekuestruar armën dhe municionin. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat