Rexhaj i VV-së: Kosova nuk ka humbur aspak nga masat e BE-së, Serbia po ledhatohet nga Perëndimi

Aktuale

Rexhaj i VV-së: Kosova nuk ka humbur aspak nga masat e BE-së, Serbia po ledhatohet nga Perëndimi

Më: 9 maj 2024 Në ora: 09:10
Arbër Rexhaj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se masat e Bashkimit Evropian që janë vendosur ndaj Kosovës, janë të padrejta dhe se ato u vendosën në kohën kur Kosova u mundua ta shtrijë sovranitetin e saj në vend.

‘’Këto sanksione nuk janë sanskione, por sidoqë e kanë emertimin e vetë, janë të padrejta dhe janë vendos në kohën kur Kosova është munduar me e shtruar ligjshmërinë dhe sovranitetin e saj në vend, pos kësaj kushti për ti mbajtur zgjedhjet në veri, është plotësu, normalisht sipas ligjeve dhe rregullorës së sponsorizuar nga MAPL, ku Lista Serbe ka refuzu me marrë pjesë. Mundemi me thënë se ato kanë qenë të padrejta sepse pastaj janë faktuar kryesisht me sulmin terrorist ku është vrarë një polic. Tashmë këto sanskione, duhet të hiqën sepse kanë qenë qysh në fillim jo të drejta’’, thotë Rexhaj.

Deputeti Rexhaj, më tej thekson se Kosova nuk është që ka humbur nga masat e vendosura nga Bashkimi Evropian, por që sipas tij, Kosova më shumë se kaq, humbë nga mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, e që fajëson opozitën për këtë.

‘’Aspak nuk ka humbur, sepse bëhet fjalë për 300 milion euro dhe përjashtimi i Kosovës nga Defenderi, ato ushtrime janë bërë, por nuk janë bërë publike, në anën tjetër kemi humbur më shumë para nga mos votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare po kaq sa i pengon opozita dhe në këtë formë këto masa të i hiqen Kosovës së shpejti’’, deklaron Rexhaj.

Ai thotë se me Qeverinë Kurti, Kosova ka fituar liberalizimin e vizave dhe ka aplikuar për pranimin e vendit tone në Këshillin Evropës.

‘’Kosova ka fituar liberalizimin e vizave nën qeverisjen e Albin Kurtit, kur të gjithë janë tallur me ne me aplikimin tonë në KiE, lëre që aplikuam, por e kaluam fazën e parë, e kaluam edhe fazën e dytë dhe tash presim fjalën nga mbledhja e Ministrave të Jashtëm të BE-së’’, shton më tej deputeti Rexhaj.

Për të, Kosova nuk ka merituar vendosjen e këtyre masave dhe se Serbia është ledhatuar nga ndërkombëtarët.

‘’Absolutisht, Kosova nuk ka merituar për asnjë moment të tilla masa, Kosova duke pasur në qendër ligjshmërinë, lufitmin e bandave kriminale në veri, duke qenë në udhë të drejtë ne, është ledhatuar Serbi, ndërkohe zgjedhjet në Serbi na treguar një fakt se kjo Qeveri është më shoviniste, duke pasur në kabinet dy ministra që janë të vendosur në listën e zezë amerikane. Një Serbi që kërcënon Perëndimin përmes vizitave nga Kina’’, përfundon Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat