Lama: Kosova ka dështuar në politikën e jashtme

Aktuale

Lama: Kosova ka dështuar në politikën e jashtme

Më: 9 maj 2024 Në ora: 00:26
Alma Lama

Analistja Alma Lama u shpreh se Kosova ka dështuar në politikën e jashtme dhe ka dështuar të mirëmbajë edhe raportet me shtetet mike të cilat kan1% qenë të gatshme.

“Në politikën e jashtme Kosova jo vetëm që ka dështuar dhe nuk kupton se si funksionojnë shtetet në raport me interest e tyre por ka dështuar edhe për të mirëmbajtur ato raporte me këto shtete mike të cilat i kemi pasur të gatshme, do të thotë kjo qeveri i ka gjetur të gatshme, jo vetëm që nuk i mirëmban por i armiqëson dhe prndaj jemi në një situatë të tillë të konfliktit të vazhdueshëm me ta të humbjes së besimit dhe të fitimit të besimit ose të një lloj favori që i bëhet në mënyrë indeirekte Serbisë”, tha Lama.

Analistja Alma Lama ka folur rreth temës “Kurti i thotë jo asociacionit: a e mbylli derën e kie?”, ku tha se Kosova po bënë një politikë jo serioze.

“Fajsimi është, fajsimi i vendeve mike që i bëri sot dhe kjo sigurtisht do me thënë në kuadrin e politikës së viktimizimit siç ka bërë edhe herë të tjera kur nuk merr asnjë lloj përgjegjësie për veprimet e veta dhe u a len fajin gjithmonë të tjerëve Bashkësisë Ndërkombëtare ShBA-së personazheve, Escobar-it të cilin me dezinformata të cilën e sqaroi edhe ai vetë e shpallën edhe të lidhur me Serbinë, zyrtarëve të tjerë. Lajçakut të lidhur me Serbinë e tjerë e tjerë. Do të thotë politikë jo serioze, dështim diplomatik do të thotë besoj që është rast për studim me të vërtetë dhe na ana tjetër hipokrizi”, tha Lama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat