Në Zveçan vendosen kamerat në hapësirat publike, qytetarët e mirëpresin

Aktuale

Në Zveçan vendosen kamerat në hapësirat publike, qytetarët e mirëpresin

Më: 8 maj 2024 Në ora: 20:35
Zveçan

E gjithë zona tashmë është e kontrolluar nga shteti.

Kjo pjesë e banuar me shumicë serbe në komunën e Zveçanit, tani e tutje do të vëzhgohet nga kamerat.

Edhe vetë banorët e kanë mirëpritur këtë vendim të shtetit, duke e quajtur si hap të duhur për rritjen e sigurisë në këtë komunë.

“Mendoj që jemi në situatë të mirë. Është si duhet, dhe nuk ka problem. Nuk kam problem. Ta dish, Zveçani është mirë. Në Zveçan nuk ka probleme, policia është aty lart. Kurrë, asgjë, as më e vogla, gjithçka është në rregull. Për momentin nuk ka probleme. Çfarë do të bëhet në të ardhmen,askush nuk e di, shprehet njëri nga banorët”, ka thënë një qytetar.

“Paj, mirë. Për çdo rast, mendoj që është gjë e mirë, sepse, ja do të jemi më të sigurt, njerëzit do të kenë kujdes më shumë, me shpejtësi, me këmbësorët, dhe tjerët dhe gjëra të tjera. Çka po di? Duket pak e tensionuar, por normale është. Normale është, çka të bëjmë. Duket pak e tensionuar, por personalisht nuk e kam asnjë problem. Normale është për mua”, shprehet një tjetër qytetar.

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci tha për televizionin se vendosja e kamerave do të ndikoj pozitivisht edhe në punën e tij, ndërsa shtoi se situata vazhdon të mbetët e qetë.

E kamera të tilla janë vendosur edhe afër komunës.

“ Do të thotë sot është e treta ditë duke u montuar kamerat në gjithë qytetin e Zvecanit. Pritja nga qytetarët është e mirë edhe ata janë më të sigurt me këto kamera. Për momentin situate është shumë e qetë, shumë mirë. Në disa vende ku vet shteti e kamë pa të nevojshme për t’I vendosur kamerat, I kanë vendosur. Gjithcka tash është e kontrolluar nga shtetit nga Policisë, edhe neve na lehtëson punën sat a kemi gjithcka në kontroll të Policisë gjithçka është më e lehtë për neve”, thotë Peci.

E zëvendës drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se këto kamera do të vëzhgohen nga vet policia e veriut por edhe nga jugu.

“Asgjë më ndryshe se të tjerët që e kanë nuk është as veriu, në pajtueshmëri me ligjin, Policia e Kosovës e ka për obligim për me i mbikëqyr hapësirat publike, ne jemi ata që kemi mundësi me i verifiku, me i shiku dhe jemi të obligueshëm me kry këtë punë”, ka thënë Elshani.

Sipas Elshanit, vendosja e kamerave do bëhet ditëve në vijim edhe në komunat tjera veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat