Avni Islami: Rusia dhe Serbia po bashkëveprojnë për sulme hibride ndaj Kosovës

Aktuale

Avni Islami: Rusia dhe Serbia po bashkëveprojnë për sulme hibride ndaj Kosovës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 19:37
Avni Islami

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami deklaron se sulmet hibride të Rusisë nuk do të ndalen.

Ai thotë se shteti rus dhe ai serb bashkëveprojnë për këto sulme.

Sipas tij, këto vijnë për mundësinë e hapjes së ndonjë propagande në Kosovë.

“Sulmi hibrid ndaj Kosovës ka ekzistuar edhe më herët dhe do të vazhdoj edhe tash, gjithnjë duke i bashkërenduar veprimet e tyre Serbia me Rusinë, sepse Rusia i atakon ato pika ku mund të shkaktojë tensione dhe probleme që të krijojë vatra të tjera jo vetëm në Ukrainë por edhe tjera vende. Lufta hibride është evidente në Kosovë nga ana e Rusisë, duke i përdorur veprimet e ndryshme nga mjetet e informacionit për hapjen e propagandës, veprimet e shërbimeve inteligjente”, deklaron Islami.

Nëse sulmet hibride identifikohen nuk kanë rrezik, vlerëson Avni Islami.

Ai thotë se shteti duhet të ju  kundërpërgjigjët sulmeve të tilla.

“Kur një veprim i një shteti identifikohet, kur e dimë që institucionet e Kosovës janë në dijeni që Rusia-Serbia janë duke punuar në Kosovë dhe kundër tij secili shteti dhe Kosova ju kundërpërgjigjët sulmeve të tyre nuk është diçka që nuk dihet që mund të bie në befasi. Secili veprim që identifikohet është më pak i rrezikshëm”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat