Isufi: Komiteti i Ministrave s’ka ndodhur të votojë ndryshe nga opinioni i Asamblesë Parlamentare

Aktuale

Isufi: Komiteti i Ministrave s’ka ndodhur të votojë ndryshe nga opinioni i Asamblesë Parlamentare

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:50
Shqipe Metaj-Isufi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Metaj-Isufi ka folur lidhur me “kushtëzimin” e Kosovës që të themelojë Asociacionin për tu anëtarësuar në Këshill të Evropës.

Metaj-Isufi ka thënë se kjo është një e padrejtë që po i bëhet Kosovës, ndërsa është shprehur se një gjë e tillë është pritur nga vendet mosnjohëse, por jo nga ato aleate.

“Është një gjë e padrejtë që i kërkohet Kosovës. Kosova ka bërë mjaft, të gjitha kriteret të cilat janë kërkuar nga Bashkimi Evropian, nga Politikat e Jashtme, Kosova i ka plotësuar. Nuk mund ta dërgojmë në Kushtetuese e tha edhe kryeministri shumë qartë, që është një padrejtësi e madhe e cila po kërkohet nga shtetet anëtare. E kemi pritur nga shtetet mos njohëse po jo nga këto dy shtete që i kemi pasur aleate”, është shprehur ajo.

Kurse, deputetja më tej ka vlerësuar se duke qenë që asnjëherë në historinë e punës së Komitetit të Ministrave nuk ka ndodhur që të merret ndonjë vendim ndryshe nga opinioni i Asamblesë Parlamentare, Kosova do të anëtarësohet në KiE.

“Ne jemi një shtet pro evropian, por të shihet me këto kushtëzime nuk është e drejtë dhe nuk është që ka ndodhur ndonjëherë në këto procese. Kjo nuk ekziston në raportin e raportueses në KiE, në nenin e dytë të raportit thuhet qartë se zotimi zbatohet pas anëtarësimit në Këshill të Evropës. Mendoj që Kosova me të drejt i ka plotësuar të gjitha kushtet. Historikisht nëse e shikojmë që nga viti 1951 Komiteti i Ministrave asnjëherë nuk ka marr ndonjë vendim tjetër pos opinionit që i ka dhënë Asambleja Parlamentare, besoj fuqishëm që Kosova do të anëtarësohet”, ka shtuar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat