Çka tha Durmishi pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit për rrugën Prishtinë-Podujevë

Aktuale

Çka tha Durmishi pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit për rrugën Prishtinë-Podujevë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:24
Hysen Durmishi

Ndërtimet në këtë rrugë, u bën shkak që zëvendësministri i Infrastrukturës të intervistohej nga Prokuroria Speciale.

Hysen Durmishi për rreth 3 orë u intervistua në cilësinë e të dyshuarit.

“Unë sot iu përgjigja ftesës së Prokurorisë Speciale, ku isha i ftuar në cilësinë e të dyshuarit në rastin e projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë – Podujevë. Kryesisht kjo është fazë fillestare dhe pyetjet e prokurorit ishin pyetje sqaruese”, ka thënë Durmishi pas intervistimit.

Deri në këtë pikë, sipas Durmishit ka ardhur për shkak të një kallëzimi penal të njërit prej operatorëve ekonomik që kanë marrë pjesë në tenderin për ndërtimet e rrugës Prishtinë-Podujevë.

“Bëhet fjalë për një kallëzim penal që e ka bërë një operator ekonomik ankues në kohën kur janë nënshkruar këto kontrata, e cila është totalisht e pabazuar. Ka vendime edhe të OShP-së për këtë çështje dhe dokumente të cilat janë publike që e dëshmojnë pastërtinë tonë në këtë process”, u shpreh zëvendësministri i Infrastrukturës.

Në fund të vitit të kaluar, OSHP-ja, nxori vendim duke konfirmuar se nënshkrimi i kontratës për ndërtimin e llotit të dytë të magjistrales Prishtinë – Podujevë, ishte në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, pasi për këtë llot kishte ankesë aktive dhe tenderi është dashur të pezullohej.

Pavarësisht kësaj, Durmishi insiston se kontestimi i procesit tenderues është vlerësuar i pabazuar edhe nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

“E ka shpallë ankesën e tij të pabazuar dhe na ka dhënë të drejtë neve si autoritet kontraktues. Thjesht ai ka kontestuar procedurat në të cilat është zhvilluar ky process”, tha ai.

ërkundër këtyre hetimeve, zëvendësministri Durmishi theksoi se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë, nuk do të ndërpriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat