Kurti për të rënët nga masakra në Saradran të Istogut: Vetëm drejtësia i mbyllë plagët

Aktuale

Kurti për të rënët nga masakra në Saradran të Istogut: Vetëm drejtësia i mbyllë plagët

Më: 8 maj 2024 Në ora: 17:15
Albin Kurti në Saradran

Në 25 vjetorin e masakrës në Saradran të Istogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 18 civilët e vrarë nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë.

Në një postim në Facebook, Kurti thotë se dëshmitari i gjallë, Naim Elshani, ua ka rrëfyer tmerrin e asaj dite.

Kreu i ekzekutivit thotë se vetëm drejtësia mund t’i mbyllë plagët.

“Nderuam kujtimin e tre dëshmorëve Mavraj, Demushit, Ibishit dhe Bekimit, të cilët ranë në ballafaqim me forcat armike serbe. Vetëm drejtësia i mbyllë plagët, duke i vendosur prapa grilave të gjithë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët.

Lavdi të gjithë atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri”, shkroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat