Deputetët në më shumë se dy komisione s’do të paguhen, kalon projektligji në komision

Aktuale

Deputetët në më shumë se dy komisione s’do të paguhen, kalon projektligji në komision

Më: 8 maj 2024 Në ora: 16:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Komisionin Hetimor Parlamentar u miratua pika për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Përveç kësaj, u kërkua të angazhohen ekspertë të fushës lidhur me këtë komision.

Pikë tjetër e miratuar në këtë komision ishte që projektligji për deputetët që marrin pjesë në më shumë se dy cnuk duhet paguar, të kalojë në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

Anëtari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja tha se secili deputet që merr pjesë në më tepër se në dy komisione, nuk duhet të paguhet dhe kjo mund të parashihet në buxhet sipas tij.

Ndërkaq, lidhur me angazhimin e ekspertëve, Muja tregoi se në të kaluarën përzgjedhja është bërë në bazë të konkursit, ku janë kërkuar tri lloje të ekspertëve, duke përfshirë një financier, një juridik dhe dikë me specializimin në arsim.

Muja: Secili deputet që është më tepër se në dy komisione nuk duhet të paguhet

“Në lidhje me buxhetin për subvencionimin duhet të jemi pak më të shpejtë këtu… Unë kisha propozuar që kjo pikë të miratohet shpejtë dhe të procedohet me thirrjen që të miratohet në seancë me prioritet. E dyta, sa i përket vendimit të kryesisë së kuvendit ekziston dispozita mbi të cilën deputetë të caktuar përjashtohen edhe duhet të kalkulohen drejtë për secilin deputet në buxhetin e komisionit… Secili deputet që është më tepër se në dy komisione nuk duhet të paguhet dhe kjo mund të parashihet në buxhet... Në të kaluarën zakonisht e kemi pasur një metodë se si do të bëhet përzgjedhja. Ne kemi shkuar me konkurs dhe në bazë të konkursit kemi ofruar një afat dy javor për të aplikuar. Është bërë përzgjedhja… Sa i përket orientimit apo fushave të ekspertizës kemi shkuar në tri lloje ekspertësh, një jurist, një financiar ose kontabilist dhe një ekspert të fushës. Në këtë rast dikush duhet ta ketë specializimin për arsimin, dikush për financat dikush për aspekte juridike”, tha Muja.

Lidhur me këtë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka theksuar se janë dakorduar që të parashihen më shumë mjete për ekspertët dhe ekspertizën.

Haxhiu: Buxheti të jetë më i mirë për ekspertët

“Unë dhe Ardiani heqim dorë, është më rëndësishme, konsideroj që buxheti të jetë më i mirë për ekspertët, sepse na duhet ekspertë profesionistë, të kalkulojmë më mirë për ekspertë dhe shpenzimet tjera që hyjnë në domenin e këtij komisioni hetimor. Armend (deputeti Muja), unë besoj që kemi një dakordim parimor dhe të parashihen më shumë mjete për ekspertët dhe ekspertizën. Është aprovuar që të kalojë në votim dhe të miratohet në Kuvend, pastaj kush të dëshirojë të paguhet në këtë komisioni atëherë e qesim në votim”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj ka propozuar që mbledhja e ardhshme lidhur me këto kërkesa të deputetëve të mbahet të premten (17 maj). Me këtë u pajtuan edhe deputetët prezentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat