Escobar flet për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Aktuale

Escobar flet për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Më: 8 maj 2024 Në ora: 16:01 Përditësuar në ora: 17:12 më 08.05.2024
Gabriel Escobar

U raportua se u shkarkua, Escobar sqaron pozitën e tij

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë kësaj bisede virtuale me gazetarë, tha se në fund të këtij muaji përfundon mandatin e tij.

Ai shtoi se posti ishte 2-vjeçar, por kishte kërkuar edhe një vit shtesë me shpresën që do të bëhej përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sepse vërtetë kam besuar që deri në fund të këtij viti ne do të kishim më shumë përparim në Marrëveshjen e Ohrit, se do të kishim zbatim të plotë të disa kërkesave për Serbinë dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe që do të ishim në gjendje ta sillnim Kosovën më afër integrimit evropian përmes Partneritetit për Paqe dhe kandidaturës për BE.

Ditë më parë ishte raportuar se Escobar është shkarkuar nga posti i emisarit, por që Departamenti amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë këto raportime.

Një zëdhënës i DASH-it tha se se Escobar nuk është shkarkuar nga pozita e të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, por është bërë ndryshimi i pozicionit.

Sipas DASH-it, Escobar është pjesë e një rotacioni të rregullt dhe të planifikuar të Shërbimit të Jashtëm amerikan.

“Ato që kanë qarkulluar janë thjeshtë pretendime të rrejshme – zv/ndihmës Sekretari Escobar nuk është shkarkuar. Ai do të marrë një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan, e cila është pjesë e një lëvizjeje të planifikuar që prej kohësh,” tha zëdhënësi.

Gabriel Escobar, postin e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor e kishte marrë në fund të gushtit të vitit 2021.

Escobar: Këto kanë qenë dy temat kryesore për të cilat kemi biseduar me Lajçakun në Washington

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në konferencën për media për gazetarë ka folur për takimin e fundit që ka pasur në Washington me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Escobar ka thënë se nga vizita në SHBA, Lajcak ka marrë përkrahjen amerikane për dialogun dhe për rrugën që Lajcak ka zgjedhur në negociata.

Diplomati amerikan gjithashtu ka thënë se kanë biseduar për strategjitë se si të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe se kanë diskutuar edhe për çështjen e dinarit dhe për gjetjen e një zgjidhjeje.

Këto ka thënë Escobar kanë qenë dy temat kryesore për të cilat kanë biseduar me Lajcak.

“Një gjë që e ka marrë nga kjo vizitë është që SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah dialogun dhe të mbështesim rrugën që ai ka zgjedhur. Kemi folur për strategjitë për atë se si do të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Dhe gjithashtu edhe për çështjen e dinarit. Këto kanë qenë dy temat kryesore të takimit. ”, ka thënë Escobar.

Escobar flet për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE

Emisari i SHBA-së, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Escobar ka thënë se SHBA-ja s’ka votë në Këshill të Evropës dhe ka shtuar se ka pasur shqetësime brenda disa vendeve anëtare që Asociacioni dhe disa kërkesa të tjera lidhur me minoritetet që s’janë plotësuar.

Escobar ka thënë se qëndrimi i SHBA-së që është që të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe se Washingtoni zyrtar vazhdon të punojë për këtë. Ai ka pasur edhe një porosi për Kosovën duke e udhëzuar që të dëgjojë dhe të punojë me partnerët evropianë.

“SHBA s’ka votë. Por e di që ka shqetësime tek disa anëtarë, që Asociacioni dhe disa kërkesa të tjera që janë bërë viteve të fundit dhe disa çështje me minoritetet s’janë plotësuar. Është qëndrimi i SHAB-së që Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Kosova duhet të dëgjojë partnerët evropianë dhe të punojë me ta”, ka deklaruar Escobar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat