Berisha reagon pasi Kurti tha publikisht se Asociacioni është kusht për KiE

Aktuale

Berisha reagon pasi Kurti tha publikisht se Asociacioni është kusht për KiE

Më: 8 maj 2024 Në ora: 13:06
Anton Berisha

Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që nuk e ka bërë  të ditur deri më sot publikisht, se dorëzimi i draft-statutit te Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese është kusht për votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Berisha se Kurti është duke e dëshmuar çdo ditë se Kosova për të është instrument për planet personale.

“Është e pamundur që disa prej nesh ta kemi ditur, e deklaruar  publikisht, se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i kushtëzuar me dorëzimin e draft-statutit te Asociacionit, e këtë kusht të mos e ketë ditur deri me sot kryeministri Kurti.

Duke qenë se ai përdite eshte duke deshmuar se Kosova per te eshte vetem nje instrument per planet e tij personale, qe tash pas ketij veprimi kemi te drejte te themi se ai eshte shume dyshues, atehere Kosova nuk do te anetaresohet ne KiE ashtu siç edhe trumpetoi ministri rus Lavrov, por do te zhytet ne krize te brendshme, ne beteja te kota politike elektorale per te mjegulluar goditjen e radhes qe i behet shtetit te Kosoves”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat