Behrami: Kurti do ta dërgojë në Kushtetuese Draft-Statutin për Asociacionin

Aktuale

Behrami: Kurti do ta dërgojë në Kushtetuese Draft-Statutin për Asociacionin

Më: 7 maj 2024 Në ora: 23:52
Artan Behrami

Sipas analistit Artan Behrami, kryeministri Albin Kurti është “mjështër i manipulimit publik”.

Kështu Behrami u shpreh teksa tha se është i bindur se kryeministri do ta dërgojë në Kushtetuese Draft-Statutin për Asociacionin.

“Ai e çon në Kushtetuese Draftin, ky është mjeshtër i manipulimit publik. A ja la shenjë që i fali 24 hektarë të Manastirit të Deçanit?”, tha Behrami në Pressing.

“Lëvizja Vetëvendosje me toka të Deçanit e ka nis kauzën”, tha ai.

“Ky e ka pranu punën e Deçanit”, tha tutje Behrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat