Hajdari përmend Ibrahim Rugovën, Zemaj acarohet: “Livrit vendit e mos ma krahaso me këta”

Aktuale

Hajdari përmend Ibrahim Rugovën, Zemaj acarohet: “Livrit vendit e mos ma krahaso me këta”

Më: 7 maj 2024 Në ora: 22:29
Armend Zemaj

Komentatorja politike Fatime Hajdari ka acaruar deputetin Armend Zemaj përderisa ajo, ka përmendur një deklaratë të ish presidentit Ibrahim Rugova.

Hajdari, ka krahasuar një deklaratë të ish presidentit Rugova me atë të ministrit Liburn Aliu i cili pati thënë se “Kosova është projekt i përkohshëm”.

“Po iu rikujtoj diçka që patë thënë ish presidenti Ibrahim Rugova që pati thënë se pavarësia e Kosovës është kompromisi më i madh që mund të bëhet…”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Zemaj.

“Livrit vendit e mos ma krahaso me këta shkatrrimtarët”, është shprehur Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat