E dhimbshme: Kjo është punëtorja e furrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë që vdiq sot

Aktuale

E dhimbshme: Kjo është punëtorja e furrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë që vdiq sot

Më: 1 maj 2024 Në ora: 23:37
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në një furrë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku një punëtore humbi jetën në rrethana të dyshimta.

Vdekja e viktimës u konstatua në spital, teksa tashmë Policia ka nisur hetimet.

Viktima që humbi jetën është Vjollca Dibrani, 42-vjeçare.

E ndjera u gjet pa shenja jete brenda hapësirave të furrës dhe më pas u dërgua me autoambulancë në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, ku u konfirmua vdekja e saj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Veri, me ç’rast është bërë e ditur se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat