Rikthehet në punë inspektori që dyshohej se falsifikoi dokumentat në skandalin e mishin të “Apetit sh.p.k”

Aktuale

Rikthehet në punë inspektori që dyshohej se falsifikoi dokumentat në skandalin e mishin të “Apetit sh.p.k”

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:34
Qenan Maxhuni

Para pak javësh është publikuar një skandal në të cilin e përfshirë ishte kompania kosovare e mishit “Apetit Sh.p.k”.

Kjo kompani ka blerë mish nga Brazili dhe atë e ka shitur në Shqipëri si mish me origjinë nga Kosova, duke falsifikuar dokumentet në bashkëpunim ilegalë me inspektorë të shtetit.

E Qenan Maxhuni, inspektor i AUV-it i cili dyshohej se falsifikoi dokumentet e origjinës së mishit pas supsendimit është rikthyer në punë.

Këtë e bëri të ditur vet Maxhuni në Facebook.

“Përkundër faktit që disa media , ditë më parë tentuan të njollosin emrin dhe personalitetin tim, duke u shërbyer me paragjykime, shpifje dhe të pavërteta, nuk ia dolën dot.

Këtë e dëshmon më së miri, puna ime e përditshme profesionale (në cilësinë e Inspektorit Veterinar të AUV-së) të cilën e kryej tash e 15-të vite, me nderë, përkushtim dhe profesionalizëm dhe të cilën do vazhdoj ta kryej edhe më tutje.

Linçimet e tilla dhe të ngjajshme, veç sa më bëjnë më të fortë dhe më të vendosur, drejt arritjes së objektivave në punën time të përditshme profesionale”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat