Kryeziu: OKB-ja e ka Gjykatën për krime lufte dhe për gjenocid, padia s’mund të bëhet në KiE

Aktuale

Kryeziu: OKB-ja e ka Gjykatën për krime lufte dhe për gjenocid, padia s’mund të bëhet në KiE

Më: 30 prill 2024 Në ora: 18:00
Kadri Kryeziu

Ish- gjyqytari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, thotë se nuk mund të bëhet një padi e tillë edhe pas antarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeziu tha se është një gjykatë tjetër e veçantë për gjenocid, çështje kjo që shkon përmes OKB-së ,sepse Strasbugu merret vetëm me mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Këto janë probleme të natyrës ndërkombëtare, sa kom njohuri, unë e di që nuk mund të bëhet një padi e tillë, duhet me qenë një gjykatë tjetër e veçantë për gjenocid. Strasburgu është veç për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, e kjo shkon nëpërmjet OKB-së. OKB-ja e ka gjykatën për krime lufte, për gjenocid e për të gjitha këto. Përndryshe kjo është ekskluzivisht në Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut”, tha Kryeziu.

Poashtu, Kryeziu thekson se gjykata e Strasburgut është një lloj gjykate Kushtetuese, ku nuk pranohen kërkesat kolektive apo organizative.

“Si kërkesë kolektive apo organizative që hyjnë në Gjykatë Kushtetuese nuk ka mundësi, sepse Strasburgu ose Gjykata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut është njëfarë lloj Gjykate Kushtetuese, sikurse Gjykata jonë që është. Sa kom njohuri unë, nuk kanë të drejtë të kërkojnë në një Gjykatë për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të bëjnë kërkesë për gjenocid”, tha Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat