Arrestohet i riu nga Peja që zhveshi të miturin live në TikTok - policia jep detaje

Aktuale

Arrestohet i riu nga Peja që zhveshi të miturin live në TikTok - policia jep detaje

Më: 30 prill 2024 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Ka përfunduar nën prangat e policisë i riu nga Peja, pas skandalit që ai bëri në rrjetin social “TikTok”. 

Video e tij, kur ai e detyron një fëmijë që të tregoi pjesët e tij gjentiale, u kritikua me të madhe nga përdoruesit e këtij rrjeti.

Për këtë ka reaguar edhe policia, të cilët kanë arrestuar të dyshuarin nga Peja.

Lajmin e kanë konfirmuar nga zyra për media  Policisë së Kosovës.

“Pasi që kemi vërejtur në rrjetet sociale qarkullimin e një video-incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor – Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe sot në orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Pejës.

“TikTok”, ndryshe njihet si ndër aplikacionet që përdoret më së shumti nga rinia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat