Krasniqi: Në Qeverinë e re të Serbisë fjalën kryesore do ta kenë njerëzit pro Putinit

Aktuale

Krasniqi: Në Qeverinë e re të Serbisë fjalën kryesore do ta kenë njerëzit pro Putinit

Më: 30 prill 2024 Në ora: 13:14
Profesori universitar Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë me dije se në qeverinë e ardhshme të Serbisë fjalën kryesore do ta kenë servilet e Aleksander Vuçiqit.

Duke i përmendur me emër disa nga këto figura, ai ka treguar se ata do të jenë njerëz qe janë edhe pro presidentit rus Vladimir Putin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se këta do të jenë ruajtësit e karriges, ku Serbia ulet me Rusinë.

“Në qeverinë e re të Serbisë do ta kenë fjalën kryesore emrat e vjetër, që dirigjohen nga Vuçiqi. I. Daçiqi si ministër i brendshëm, B. Gashiqi si ministër i mbrojtjes, M. Vuçeviqi si kryeministër dhe Vulini si anëtar i kabinetit, do ta zbatojnë strikt politikën e Vuçiqit. Këta janë ruajtësit e karriges, ku Serbia ulet me Rusinë. A do të rrëzohet kjo karrige e t’u ngulet në prapanicë, mbetet të pritet. Por e qartë është që sërish njerëzit pro Putinit do të jenë figurat qendrore të qeverisë serbe. Bile Vulini është aty për të bërë Serbia pak hajgare me SHBA-në. Përtej saj, Vulini mund të jetë aty për koordinim me Dodikun e Radojçiqin”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat