SBASHK-u proteston të mërkurën, këto janë detajet

Aktuale

SBASHK-u proteston të mërkurën, këto janë detajet

Më: 30 prill 2024 Në ora: 10:46
SBAShK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protesojë të mërkurën.

Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10 e 30 deri në 11 në oborrin e Biblotekës Kombëtare.

“Në orën 11 fillon marshimi drejt MASHTI-t. Protestuesit këtu ndalën 5 minuta e pastaj vazhdojnë në koristë në anën e djathtë drejt Konvikteve. Nga aty vazhdojnë marshimin drejt Katedrales e nga aty drejt Hotel “Grand dhe Sheshit Zahir Pajaziti për të vazhduar nëpër shesh deri te ndërtesa e Qeverisë. Me të arritur (rreth orës 12) aty kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj përmes mikrofonit shpalos kërkesat e anëtarësisë drejtuar Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

“Pastaj flet kryetari i BSPK-së Atdhe Hykolli. Pas tij kryetari nga sektori privat Isuf Azemi i drejtohet Qeverisë me kërkesat e veçanta në emër të anëtarësisë që përfaqëson”, shkruan tutje aty.

“Në orën 12 e 30 shpallet e mbyllur protesta dhe protestuesit shpërndahen në mënyrë të qetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat