“Zemra me therrë”, avokati Tomë Gashi zbulon për herë të parë “sekretin” për çka nuk e dëgjoi Hashim Thaçi

Aktuale

“Zemra me therrë”, avokati Tomë Gashi zbulon për herë të parë “sekretin” për çka nuk e dëgjoi Hashim Thaçi

Nga: A.Zh Më: 28 prill 2024 Në ora: 12:56
Hashim Thaçi dhe Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi, ka treguar se e kishte këshilluar ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, edhe kur nuk ishte këshilltar i tij zyrtar për çështje juridike.

Ai ka treguar se nuk ka mllef e inat ndaj ish-presidentit, porse Thaçi sipas tij, ishte personi që ka shtyrë më së shumti formimin e Gjykatës Speciale.

“Nuk kam ndonjë mllef a inat. Mua zemra më therrë dhe më dhembë, kur dikush që ka qenë, që e ka lexuar deklaratën e shpalljes së pavarësisë, ka qenë personi, i cili e ka shtyrë më së shumti formimin e Gjykatës Speciale. Ky është problemi. Por, problemi është si me e ruajt shtetin. Nëse prijësit e UÇK-së janë fatkeqësisht në Hagë, duhet me gjet aty se ka pas faje dhe moskuptime”, ka deklaruar avokati Gashi për RTV Dukagjinin, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar një sekret se si e kishte këshilluar Thaçin, që ta padiste veten.

“Po ta them një sekret që pak njerëz e dinë. Unë Hashim Thaçin e kam këshilluar, edhe para formimit të Gjykatës Speciale, edhe pas formimit të saj, edhe për tentativat për zhbërjen e Gjykatës Speciale dhe po ta them një këshillë që kurrë nuk e kam thënë në television – unë Hashim Thaçit i kam thënë kështu: me e bë një padi, një kallëzim penal kundër vetvetes, për shkak të dyshimit që Dick Marty, pa kurrfarë baze, jo veç Hashim Thaçin, por edhe të gjithë ata të tjerët që janë përmendur në raportin e Martyt për trafikim organesh”, është shprehur Gashi më tej.

Ai ka mohuar se ka ndodhur trafikimi me organe, gjë që sipas tij, në bazë të kësaj ka mundur të anulohet formimi i Speciales./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat