Deputeti i LVV-së thotë se për dinarin duhet një zgjidhje që nuk e dëmton Kosovën

Aktuale

Deputeti i LVV-së thotë se për dinarin duhet një zgjidhje që nuk e dëmton Kosovën

Më: 25 prill 2024 Në ora: 18:27
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e dinarit.

Ai është shprehur se për dinarin duhet një zgjidhje që nuk e dëmton Kosovën, por as institucionin e Bankës Qendrore.

“Çështja e dinarit në raport me Bankën Qendrore dhe në aspektin politik mendoj që duhet të trajtohet dhe të jetë një zgjidhje e cila nuk e dëmton Kosovën, mirëpo nuk e dëmton as edhe institucionin e Bankës Qendrore dhe e siguron që qarkullimi dhe funksionimi i qarkullimit të mjeteve financiare të jetë korrekt edhe me ligjin”.

“Mirëpo duhet të kemi kujdes që të mos cenohen edhe raportet të cilat i kemi me vendet të cilat kanë ndihmuar që të jemi sot këtu ku jemi”, është shprehur Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat