“Priten ditë të mira për të gjitha viktimat e vrasjeve politike”, familja Imeri reagon për dëshminë e Qeriqit në Hagë

Aktuale

“Priten ditë të mira për të gjitha viktimat e vrasjeve politike”, familja Imeri reagon për dëshminë e Qeriqit në Hagë

Nga: A.Zh Më: 25 prill 2024 Në ora: 13:36
Ramiz Qeriqi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon edhe sot dëshminë dëshmitari Ramiz Qeriqi, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Për dëshminë e tij, ka reaguar familja e Haki Imerit, veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas familjes Imeri, do të ketë “ditë të mira” për të gjitha viktimat e vrasjeve politike, pasi “drejtësia nuk harron”.

“Ramiz Qeriqi tha se është betuar ta thotë të vërtetën dhe ashtu duhet të dëshmojnë të vërtetën të gjithë dëshmitarët, nëse dëshirojnë të jenë shembull se si mbrohet lufta e drejtë e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe shtet.

Dëshmitari i 56 ka filluar dëshminë dhe ai deklaron se në vitin 1999 është marr një shqiptar, keqtrajtuar dhe kufoma e tij nuk është gjetur akoma.

Priten ditë të mira për të gjitha viktimat e vrasjeve politike, urdhërdhënësit dhe ata që kanë zbatuar urdhërat do të ndëshkohen.

Krimet të ndjekin, s’ka rëndësi se ku ikën ose ku fshihesh.

Drejtësia mund të vonohet, por nuk harron”, ka shkruar familja Imeri në një postim në Facebook.

Dëshmitari Qeriqi, ka filluar dëshminë të hënën më 22 prill, ku sipas prokurorisë ka qenë komandant i batalionit të dytë në Brigadën 121 në Zonën e Pashtrikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat