Basha: Raportin e Freedom House duhet lexuar komplet

Aktuale

Basha: Raportin e Freedom House duhet lexuar komplet

Më: 25 prill 2024 Në ora: 00:49
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ku ka folur rreth aktualitetit politik në Kosovë.

“Kushdo që ndjek një shembull si z.Kurti në Kosovë, ia sheh hairin”, kështu ka thënë Basha kur ka komentuar përfshirjen me komente të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, të cilat u mbajtën sot.

“Kur është puna në raport me shqiptarët duhet të bëhemi bashkë”, tha ai.

Basha ka komentuar edhe raportin e Freedom House.

“Raportin e Freedom House duhet ta lexojmë komplet. Nuk duhet lexuar çka thotë opozita për raportit”, tha ai.

Basha tha se “Freedom House thotë se Qeveria Kurti ka ndjekur reformat për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

“Përmend edhe Byronë edhe Vettingun”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat