Hajdari: Pse duhet 27 dëshmitarë për ta denoncuar, mjafton një denoncim

Aktuale

Hajdari: Pse duhet 27 dëshmitarë për ta denoncuar, mjafton një denoncim

Më: 24 prill 2024 Në ora: 00:40
Fatime Hajdari

Është pezulluar sot nga puna profesori Xhevat Krasniqi.

Profesori i Edukimit, Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente se i kishte ngacmuar seksualisht ato.

Pas denoncimeve studentët bashkë me përfaqësues të organizatave në Kosovë kishin protestuar disa herë, madje sot Lëvizja Feministe Studentore ia ka bllokuar me ngjitës zyrën atij.

Fatime Hajdari është shprehur e habitur se pse duhet 27 dëshmitarë për ta denoncuar një profesor pasi që sipas saj, mjafton një denoncim për tu trajtuar seriozisht.

“Ky nuk është denoncimi i parë karshi profesorit në fjalë, madje unë kogja e shqetësuar se pse duhet me qenë 27 vajza ose 27 dëshmitarë për ta denoncuar dikë, mjafton edhe një e vetme”, ka thënë Hajdari.

Ajo ka thënë se profesor Xhevat Krasniqit është dashur t’i shkëputet marrëdhënia e punës nga UP-ja, e jo vetëm të pezullohet.

“Është shqetësuese zvarritja e procedurave dhe më shqetësuese se i njëjti vetëm është suspenduar. Unë mendojë se marrëdhënia e punës së tij është dashur t’i shkëputët në momentin që ka filluar të bëhet denoncimi jo vetëm prej një, por prej disa vajzave dhe për më tepër duhet të jenë më të rreptë, në mënyrë që të ruhet edhe kredibiliteti i Universitetit të Prishtinës”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat