Reshitaj për ngacmimet seksuale: Po shndërrohet në kancer

Aktuale

Reshitaj për ngacmimet seksuale: Po shndërrohet në kancer

Më: 24 prill 2024 Në ora: 00:34
Albena Reshitaj

Universiteti i Prishtinës ka pezulluar sot profesorin Xhevat Krasniqin, pasi po akuzohet për ngacmim seksual.

Depuetetja Albena Reshitaj ka thënë se ngacmimet seksuale po shndërrohet në kancer dhe po prodhon pasoja me fatalitet.

“I gjithë prodhimi i kësaj vjen si rezultat i neglizhencës dhe mos reagimit në kohë të duhur nga institucioni, në këtë rast Universiteti i Prishtinës. Sepse më vjen keq që më duhet të marrë një krahasim me ngjarjet e dhunës në familje dhe pasojave pastaj kur ne po reagojmë vonë dhe pastaj po merremi me pasojën”, ka thënë Reshitaj.

Ajo ka thënë se për të dal nga situatë duhet që kjo çështje t’u lihet në duar ekspertëve të pavarur.

“Pasojat në shoqërinë tonë janë të thella dhe kërkojnë një tranzicion me më sa më pak tronditje dhe dhimbje kolektive dhe gjithë kjo bëhet nëse iu lë hapësirë ekspertëve pa dallim partie dhe besa do të ishte ë mirë të mos ishte pjesë e partive politike që t’u japim hapësirë atyre që të japin kontributin e tyre profesional”, ka thënë Reshitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat