Deputetja Statovci tregon se çfarë vërejtjesh ka dhënë raporti i DASH-it

Aktuale

Deputetja Statovci tregon se çfarë vërejtjesh ka dhënë raporti i DASH-it

Më: 23 prill 2024 Në ora: 23:51
Jeta Statovci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Jeta Statovci, tha se raporti i Departamentit Amerikën të Shtetit, më shumë ka dhënë kritika në disa çështje administrative sa i përket korrupsionit, se sa që ka gjetje të korrupsionit brenda sistemit qeveritar.

Statovci tha se përmendja e ministres Rozeta Hajdari dhe zëvendësministres Linda Gashi, ka të bëjë me çështje administrative si vonesa në deklarimin pasurisë, por jo edhe të aferave korruptive.

“Nuk ka të specifikuar ndonjë rast konkret por më shumë raste të karakterit administrativ. Raportet të cilat specifikisht merren me çështjen e korrupsionit siç është Transparency Internacional, thonë që Kosova është në nivelin më të lartë të luftimit të korrupsionit. Ky ka të bëjë me vonesa administrative në kuadër të deklarimit të pasurisë”, tha Stativci.

Ndërsa sa i përket intervistimit të ministres Rozeta Hajdari lidhur me dyshimet për korrupsion, Statovci tha se pushteti asnjëherë nuk e ka mohuar ndonjë proces i cili ka nevojë të hetohet por shtoi s beson në pafajësinë e Hajdarit.

Ndërsa, sa i përket ndërhyrjes në sistemin e drejtësisë, Statovci tha se qeveria ka bërë thirrje që të rritet efikasiteti dhe jo ndërhyrje në këtë sistem.

“Ne nuk kemi pasur asnjëherë sulme, kemi pas kërkesa që të rritet efikasiteti në sistemin e drejtësisë. Sikur në procesin e Vetingut ku ka pas 10 muaj vonesë për kthimin një përgjigje, projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme i cili për më shumë se një vit nuk ka marrë përgjigje. Ne kemi bërë thirrje që të ketë rritje të efikasitetit dhe konkretizim me raport në procese të cilat janë drejtuar”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat