“Nuk matesh ti me kontributin e Albinit”/ Ramabaja e “çartë” Baton Haxhiun

Aktuale

“Nuk matesh ti me kontributin e Albinit”/ Ramabaja e “çartë” Baton Haxhiun

Më: 23 prill 2024 Në ora: 23:37
Baton Haxhiu dhe Sadri Ramabaja

Gazetari Baton Haxhiu dhe analisti Sadri Ramabaja kanë diskutuar për zhvillimet e fundit.

Baton Haxhiu tha se kur ka marrë qëndrime publike, kryeministri Kurti ka qenë fëmijë “duke ngrënë gurabija”.

“Sadri, kur kam shkru për këtë vend, ka hëngër gurabija ky kryeministri jonë. Kur kemi marrë ne qëndrimet publike s’kanë ekzistu këtu një pjesë e njerëzve”, ka thënë Haxhiu.

Më pas erdhi deklarata e Sadri Ramabajës.

“Nuk mund të matesh ti me kontributin e Albin Kurtit”, tha Ramabaja.

Por Baton Haxhiu e pyeti se “çfarë ka bërë Albini në jetën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat