Nagavci mbështet vendimin për profesorin Krasniqi: Asnjë shkelje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar në universitetet tona

Aktuale

Nagavci mbështet vendimin për profesorin Krasniqi: Asnjë shkelje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar në universitetet tona

Nga: Bota sot Më: 23 prill 2024 Në ora: 20:32
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka mbështetur vendimin e Këshillit të Etikës dhe atë të rektorit të UP-së për suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi.

Nagavci ka thënë se asnjë shkelje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar në universitete.

“Asnjë shkelje nuk do të mbetet pa ndëshkuar në universitetet tona. Ashtu siç jemi zotuar se për të gjitha sjelljet që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ, në veçanti rastet e ngacmimeve seksuale toleranca do të jetë zero!

Mirëpres Vendimin e Këshillit të Etikës dhe atë të Rektorit të UP-së, Prof. dr. Qerim Qerimi. Organet përgjegjëse të Universitetit të Prishtinës, në funksion të autonomisë së tyre, e trajtuan dhe morën vendim për rastin e fundit, sepse qëllimi është i njëjtë, arsimi duhet të udhëhiqet nga kodi etikës dhe sjellja profesionale. E kundërta do të ndëshkohet gjithmonë! Shpresoj që edhe organet e hetuesisë të veprojnë me efikasitet në trajtimin e këtij rasti.

Si ministre e Arsimit jam zotuar se të gjitha rastet e denoncuara nga studentët nuk do të mbetën më në arkiva dhe zvarriten pa fund nga institucionet që kanë për detyrë t’i trajtojnë ato”, ka shkruar Nagavci.

Tutje, ajo ka bërë apel që tek të gjitha institucionet arsimore, të ndërmarrin hapa për të parandaluar çfarëdo shkelje të kodit të etikës dhe të krijojnë mjedise të sigurta, ndërsa studentët i inkurajoi të denoncojnë çdo rast të tillë apo shqetësim që kanë për të ndryshuar të gjithë së bashku sistemin arsimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat