Beqa i PDK-së: Vetëvendosje e ka legalizuar korrupsionin, nuk e ka luftuar

Aktuale

Beqa i PDK-së: Vetëvendosje e ka legalizuar korrupsionin, nuk e ka luftuar

Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:28
Hajdar Beqa

Nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni është deklaruar deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, lidhur me raportin e DASHI-it.

Beqa thotë se Vetëvendosja nuk e ka luftuar korrupsionin vetëm e ka legalizuar.

Ai madje deklaron se kryeministri Kurti u ka dal në mbrojtje zyrtarëve të akuzuar për korrupsion.

Deputeti Beqa ka kërkuar nga drejtësia të veprojnë për ata që e keqpërdorin shtetin.

“Fatkeqësisht nuk e kanë luftuar korrupsionin Vetëvendosja përkundrazi e kanë legalizuar, ku një kryeministër del dhe i mbron zyrtarët që janë me akuza për korrupsion. Drejtësia duhet të veprojnë, prokuroria dhe gjykata duhet të kryej punën e vet për të gjithë ata që po e keqpërdorin shtetin”, u shpreh Beqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat