Sadik Duraku i arrestuari nga Serbia, veteran i rrejshëm

Aktuale

Sadik Duraku i arrestuari nga Serbia, veteran i rrejshëm

Më: 23 prill 2024 Në ora: 16:27
Sadik Duraku

Nga java e kaluar, Sadik Duraku po qëndron në paraburgim në shtetin serb, madje ndaj tij, gjykata serbe ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji. Krejt kjo me dyshimin se Duraku si ish-pjesëtar i UÇK-së ka kryer krime lufte.

Por, organizata e veteranëve të luftës, dega në Has, thonë se të hënën e zbuluan se Sadik Duraku, statusin e veteranit e ka fituar në mënyrë jo të ndershme dhe bën pjesë në listat e veteranëve të rrejshëm.

Gjatë gjithë të mërkurës, qëndruan në kufirin Kroaci –Serbi.

Në këtë formë, shteti serb bllokoi qindra kosovarë që morën rrugën nga mërgimi për në Kosovë.

E pas 15 orë pritje, autobusët me kosovarë u lejuan të hyjnë në vendlindje.

Por, këtë fat, nuk e pati edhe Sadik Duraku.

Ky i fundit u arrestua nga autoritetet serbe, me akuzën se ka kryer krime lufte, si ish-pjesëtar u UÇK-së.

Por këto akuza, po i mohojnë në Organizatën e Veteranëve të Luftës, dega në Has.

Madje këta thonë, se të hënën kanë zbuluar se Sadik Duraku, bën pjesë në listën e veteranëve të rrejshëm.

“Pasi është arrestuar Sadik Duraku, nga fshati Demjan i Gjakovës, një ditë pas, në i kemi verifikuar listat dhe në degën tonë nuk ka rezultuar që është veteran. Por, pas kësaj e kemi hulumtuar më gjatë, duke i kërkuar listat qeveritare dhe fatkeqësisht sot ka rezultuar që Sadik Duraku, është veteran, por veteran jo i vërtetë. Do të thotë, statusin e ka fituar në forma jo të ndershme”, tha Xhevdet Thaçi nga OVLe UÇK-së, dega Në Has.

Xhevdet Thaçi, kryetar i OVL UÇK, dega në Has, thotë se e njeh mirë Sadik Durakun.

Ky shprehet i bindur se i arrestuari në Serbi, gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk e preku pushkën me dorë.

“Unë vijë nga i njëjti fshat me Sadik Durakun, nga fshati Damjam, në kohën ’98-99, Sadiku ka qenë azil, ka ikur më herët në Gjermani. Pra në këto vite nuk ka qenë në Angli, por në Berlin”, u shpreh ai.

Thaçi ka thënë se shoqata që e drejton, është e para që ka ngritur zërin për pastrimin e listave të veteranëve.

Ndërsa shpreson që Serbia, ta lirojë bashkëfshatarin e tij.

“Asnjë luftëtar i UCK-së, të cilët kanë qenë në terren, 17 mijë e 800, jo nga frika, por nuk do ta shkelin territorin serb, sepse Serbia ka shkaktuar dhimbje të mëdha dhe çdo luftëtar i UCK-së është i lënduar shpirtërisht. Ulja në bankën e të akuzuarve në emër të UCK-së siç është rasti i Sadikut, vërtetë është fyerje e madhe dhe në i bëjmë thirrje prokurorisë të shtetit të Kosovës, që sa më shpejt të nis procedurat që ta deportojë z. Durakun që ta gjykojë në në Gjykatën e Kosovës për keqpërdorim”, deklaroi Thaçi.

Për këto deklarime, media ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga familja e Sadik Durakut. Por një gjë e tilla, ka qenë e pamundur të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat