Dënime të rënda për dhunimin e vajzës 11-vjeçare; Rasti që tronditi qytetarët e Prishtinës

Aktuale

Dënime të rënda për dhunimin e vajzës 11-vjeçare; Rasti që tronditi qytetarët e Prishtinës

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:29
Gjykata Themelore në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot gjashtë persona për dhunimin e një vajze 11-vjeçare gjatë verës së vitit 2022, me një total prej 62 vjetësh burgim. Të akuzuarit në këtë çështje penale janë B.R., D.RR., B.S., M.S., F.S., M.R., G.S. dhe E.S.

Në detaje të vendimit, B.RR. ka marrë dënimin më të rëndë prej 12 viteve burg, ndërsa D.RR., B.S., M.S., F.S. dhe M.R. janë dënuar secili me nga 10 vite. Ndërkohë, G.S. është liruar nga akuzat për dhunim, dhe të njëjtën fat kanë pasur edhe D.RR., F.S. dhe E.S. për akuzat e ndihmës në kryerjen e veprës penale të dhunimit.

Të gjithë të akuzuarit, përveç atyre që janë liruar, janë mbajtur në paraburgim deri në zbatimin e plotë të vendimit gjyqësor. Masat e marra synojnë të sigurojnë zbatimin e drejtësisë deri në vendimin përfundimtar.

Rasti i dhunimit të vajzës 11-vjeçare kishte tronditur opinionin publik kur u bë i njohur në gusht të vitit 2022. Fillimisht ishin raportuar për pesë të dyshuar për dhunimin e fëmijës, por më pas u zbulua se vajza kishte qenë viktimë e abuzimit edhe gjatë muajit qershor. Ky zbulim shtoi më tej shqetësimin në komunitet për sigurinë e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat