Osmani në OKB përmend faktin se Serbia ditë më parë testoi dronët iranian në kufi

Aktuale

Osmani në OKB përmend faktin se Serbia ditë më parë testoi dronët iranian në kufi

Më: 22 prill 2024 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Presidentja e vendit Vjosa Osman e cila po flet përballë Aleksandër Vuçiqit në Këshill të Sigurimit në OKB, ka përmendur testimin e dronëve iranian nga Serbia. Sipas saj, ky është mesazhi që Serbia po ua dërgon fqinjëve.

Ndërsa sipas saj në Kosovë mbrohen e avnacohen të drejtat e serbëve

Pretendimet e Serbisë për spastrim etnik janë të rreme dhe të motivuara politikisht. Struktura ligjore e Kosovës i mbron dhe i avancon të drejtat e serbëve. E kundërta është e vërtetë. Rreth 500 mijë serbë janë larguar nga Serbia gjatë sundimit të Vuçiqit, e thotë EUROSTAT.

Serbia mblodhi prani të paprecedentë ushtarake pranë kufirit tonë në fund të shtatorit. Ditë më parë testuan dronët iranianë në kufi. Kjo është mesazhi që u japin fqinjëve…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat