Pamje kur ministrja serbe e Kulturës lëshon sallën pasi Kosova merr çmim në Biennalen e Venedikut

Aktuale

Pamje kur ministrja serbe e Kulturës lëshon sallën pasi Kosova merr çmim në Biennalen e Venedikut

Më: 21 prill 2024 Në ora: 14:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Media ka siguruar pamjen e plotë të momentit kur ministrja serbe e Kulturës, Maja Gojkoviq, ka lëshuar të shtunën sallën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Biennalen e Venedikut.

Gojkoviq u largua nga vendi në fjalë menjëherë pasi ekipi i Kosovës e fitoi çmimin “Mirënjohje e Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Biennales së Venecias.

Çmimin e pranuan artisja Doruntina Kastrati, kuratorja Erëmirë Krasniqi dhe komisionerja Hana Halilaj.

“Instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” paraqet përvojat e grave që kanë punuar në një fabrikë llokumesh në Prizren, në vendlindjen e artistes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat