Kushtet e mjerueshme të punës së komisionerëve në qendrën alternative në Leposaviq

Aktuale

Kushtet e mjerueshme të punës së komisionerëve në qendrën alternative në Leposaviq

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:47
Leposaviq

Në fshatin Kushtovë të Komunës së Leposaviqit, në vendin ku është vendosur kontejnerët si qendra alternative e votimit, gjendja në të cilën janë duke punuar komisionerët është e mjerueshme.

Në hyrje të kontejnerit si shkak i motit të ftoftë komisionerët janë detyruar që të ndezin zjarrin për tu ngrohur.

Brenda këtij kontejneri, ku të drejtë vote ka kryetari aktual Lulzim Hetemi, ka edhe rrjedhje uji, kështu duke rrezikuar edhe materialin zgjedhor.

Albert Bekteshi kryekomisioner i kësaj qendre, tha se problemet në këtë qendër kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me mungesë të energjisë elektrike.

Sipas tij kjo gjendje është duke i rrezikuar edhe shëndetin e tyre, duke shtuar se për këto problem janë njoftuar të gjithë por që deri më tani nuk është ndërmarr as gjë. 

“Problemet kanë filluar nga ora 07:00 kur u hapa edhe qendra, rryma elektrike mungonete për shkka i mungesës së rrymës  elektrik edhe kamera nga KQZ-ja nuk mund të shtihej ne funskion. Rreth orës 7:30 kanë sjellur  një gjenerator për ta funskionalizuar kamerën në nga KQZ, e funskionalizmuan dhe për një orë gjeneratori u fik. E lajmëruam KKZ-në në Leposaviq, ende nuk kemi përgjigje. I kemi lajmëruar të gjithë për kushtet, momentalisht nuk kemi përgjigje nga askush. Këto kushte na cenojnë neve së pari shëndetin. E shini që është i ftoft i madh dhe për më tutje KQZ vendos. Në këtë qendër kanë të drejtë 63 vetë për të kryer të drejtën e votës, deri tani janë zero vota”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat