Kjo është pasuria e ministrit Sveçla

Aktuale

Kjo është pasuria e ministrit Sveçla

Më: 20 prill 2024 Në ora: 13:39
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Ai ka një shtëpi e një lokal që i ka në pronësi të përbashkët.

Ai ka deklaruar se ka një shtëpi të trashëguar nga prindi në vlerë 600 mijë eurove dhe po ashtu edhe një lokal të trashëguar nga prindi, në vlerë të 650 mijë eurove.

Ai ka deklaruar gjithashtu se është aksionar 100 për qind në biznesin “Dhomi”, dhe 50 për qind me bashkëshorten e tij, në “Dental Advanced Services, Dhomi”, i cili kap vlerën e 100 mijë euro.

Para të gatshme, Sveçla ka deklaruar 762 euro kursime në një bankë në Kosovë dhe mbi një mijë e 500 në një tjetër.

Ministri i Punëve të Brendshme, ka deklaruar se merr pagë vjetore 16 mijë e 600 uro, ndërsa mëditje, gjatë vitit 2023 ka marrë rreth dy mijë e 280 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat