25 vjet nga vrasja e intelektualëve të Mitrovicës, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën

Aktuale

25 vjet nga vrasja e intelektualëve të Mitrovicës, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën

Më: 19 prill 2024 Në ora: 22:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të Mitrovicës, 25 vjet më parë.

I pari i qeverisë shprehet se nuk do të harrohen asnjëherë sakrifica e madhe për lirinë e Kosovës.

Grupi i intelektualëve të Mitrovicës për herë të fundit u pa më 19 prill 1999 në Dreth të Zubin Potokut. Derisa po largoheshin për në Mal të Zi, nga forcat e ushtrisë jugosllave u ndaluan: Adem Ademi, Idriz Rreci, Demir Ahmeti, Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip Ujkani, Faton Ujkani, Mahit Ujkani, Nazim Ujkani, Shkelzen Ujkani, Tahir Meziu, Sali Meziu, Naser Meziu, Zymer Meziu, Selim Meziu, Shaqir Meziu, Samir Meziu, Bekim Meziu, Xhevdet Meziu, Xhemail Meziu. Pas vrasjes, në përpjekje të zhdukjes së gjurmëve të krimit, iu zhdukën trupat”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë

Grupi i intelektualëve të Mitrovicës për herë të fundit u pa më 19 prill 1999 në Dreth të Zubin Potokut. Derisa po largoheshin për në Mal të Zi, nga forcat e ushtrisë jugosllave u ndaluan: Adem Ademi, Idriz Rreci, Demir Ahmeti, Fatmir Fazliu, Adem Beqiri, Sahit Berani, Hasan Dervari, Ali Haliti, Shaip Ujkani, Faton Ujkani, Mahit Ujkani, Nazim Ujkani, Shkelzen Ujkani, Tahir Meziu, Sali Meziu, Naser Meziu, Zymer Meziu, Selim Meziu, Shaqir Meziu, Samir Meziu, Bekim Meziu, Xhevdet Meziu, Xhemail Meziu. Pas vrasjes, në përpjekje të zhdukjes së gjurmëve të krimit, iu zhdukën trupat.

Bashkë me mohimin e krimeve gjenocidale, Serbia vazhdon t’ua mohojë familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën për fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Në të njejtën ditë, më 19 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë kryen masakër në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri të Lipjanit.

Në përvjetorin e zhdukjes, përkujtojmë grupin me 23 doktorë, profesorë e veprimtarë të çështjes kombëtare e të të drejtave të njeriut nga Mitrovica. I përkujtojmë sot 21 të vrarët në masakrën e 19 prillit në fshatrat e Lipjanit.

Nuk harrojmë asnjëherë sakrificën e madhe për lirinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat