“Kosova në KiE, fitore e madhe”, Tahiri: Bashkimi i shqiptarëve, histori suksese

Aktuale

“Kosova në KiE, fitore e madhe”, Tahiri: Bashkimi i shqiptarëve, histori suksese

Më: 19 prill 2024 Në ora: 16:48
Besnik Tahiri

Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plotë në Këshillin e Evropës, pas votimit mbështes që mori në asamblenë parlamentare. 131 deputete votuan pro Kosovës, në një seancë ku diskutua më shumë se dy orë dhe ku u rrëzuan të gjitha amendamentet e Serbisë që kundërshtonte anëtarësimin e saj. Vendimi final për anëtarësimin e Kosovës në KiE do merret në Maj, nga ministrat e jashtëm të kësaj organizatë.

Në një lidhje për “Ballkan Update“, ish-zv. kryeministri, Besnik Tahiri e konsideroi bashkimin e shqiptarëve një histori suksesi. Ai theksoi se ky hap është një fitore e madhe për Kosovës, nga ana e dy delegacioneve si atij nga Shqipëria dhe atij nga Kosova.

“Është një fitore e madhe, është vërtetuar një konstatim i hershëm i shqiptarëve që kur jemi bashkë gjithçka mund të arrihet. Ne si delegacion i Kosovës, ndërpartiak, shumica janë prej opozitës, kemi qene bashkë. Po ashtu, kemi qenë bashkë dhe me delegacionin e Shqipërisë i udhëhequr nga Blerina Gjylameti dhe me anëtarët Klodiltën, Etildën dhe Lulin, mirëpo dhe Jorida ka qene e angazhuar më herët. Edhe me mbështetjen e Artës, deputete nga Maqedonia e Veriut, e cila ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe Adnani nga Suedia i cili është koleg i joni dhe tani është bërë deputet.

Pra, bashkimi ynë ka arritur që në këtë institucion të bëjë një histori. Është një histori dhe një mrekulli për shkak se konsulacioni i asamblesë parlamentare është i tillë që janë 306 deputetë dhe prej tyre janë 12 shtete që nuk kanë njohur, ndërsa rezultati ka qene spektakolarë kemi pasur mbështetje të madhe nga vendet e ndryshme. Në këtë rast dua të them që roli i raportueses, zonja Dorës ka qene i jashtëzakonshëm për shkak se ky raport e konfirmon një fitore të madhe të Kosovës  dhe të Ballkanit Perëndimor. Kjo është gjysmë finalja, tani vendimi tjetër është në takimin e 16 dhe 17 majit që do të mbahet që quhet takimi Ministerial, takimi me ministrat e Punëve të Jashtme. Këtu besoj një punë e madhe do të duhet të bëhet dhe nga qeveria, për shkak se është një pozicion qeveritar i shteteve njohëse dhe mosnjohëse”, u shpreh Tahiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat