U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor deklarohet për drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Aktuale

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor deklarohet për drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Më: 19 prill 2024 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.

Në lidhje me këtë Arbër Beka nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka thënë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore si dhe ka komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me këto veprime hetimore.

Sipas Bekës, IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës ka ndërmarrë disa veprime hetimore lidhur me rastin në fjalë dhe ka komunikim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë të cilës i janë përcjellë raporte/ deklarata lidhur me këto veprime hetimore.

IPK në kuadër të veprimeve hetimore, sipas procedurave të parapara ka njoftuar edhe Mbrojtësin e Viktimave të cilët kanë parashtruar kërkesën për Urdhër Mbrojtës në gjykatën kompetente”, ka thënë Beka.

Sipas tij, IPK është e njoftuar lidhur me Urdhrin Mbrojtës nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe se ky urdhër është duke u implementuar nga institucioni përgjegjës.

“IPK është duke ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore Mitrovicë dhe në bazë të gjeturave të hetimit do të ndërmerren masat e nevojshme”, ka thënë Beka.

Media po ashtu ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe është në pritje të një përgjigje.

Ndryshe, drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës R.M, po akuzohet nga gruaja e tij për dhunë në familje.

L. M në një rrëfim tronditës, ka treguar se si ajo ishte subjekt i dhunës sistematike nga burri i saj.

“Më ka rrahë para fëmijëve”, “Më ka kërcënu me vrasje dhe zhdukje të gjurmëve”, “E kam lanë punën, e kam ikë nga Kosova”, janë vetëm disa nga thekset kryesore të intervistës së L.M.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat