Spahiu: Eskalimi i situatës s’do të jetë më në veri, por në jug të Kosovës

Aktuale

Spahiu: Eskalimi i situatës s’do të jetë më në veri, por në jug të Kosovës

Më: 18 prill 2024 Në ora: 22:59
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu duke komentuar veprimet e fundit të shtetit serb, ku ndaloi qindra qytetarë në kufi, ka thënë se asaj i ka mbetur të bëjë edhe një invazion të hapur në Kosovë.

Sipas Spahiut, gjasat e një eskalimi të situatës më nuk janë të pritshme në veri, por në jug të Kosovës.

Madje, profesori ka thënë se Serbia po bën riorganizimin e strukturave paralele të cilat kanë mbetur të dëmtuara, sidomos pas rastit të Banjkës.

“Eskalimi i situatës nuk do të jetë më në veri, do të jetë në jug të Kosovës. Ka përpjekje për riorganizimin e strukturave paralele të dëmtuara sidomos pasi institucionet e Kosovës I morën në kontroll godinat komunale nëpër qytetet veriore, dhe sidomos pas Banjkës.  Atë çfarë i ka mbetur Serbisë të bëjë është invazion  i hapur, me msy me ushtri”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat