Lirohet Fahri Fazliu, familjari tregon çka i konfiksoi Specialja

Aktuale

Lirohet Fahri Fazliu, familjari tregon çka i konfiksoi Specialja

Më: 17 prill 2024 Në ora: 10:29 Përditësuar në ora: 11:21 më 17.04.2024
Fahri Fazliu para zyrave të EULEX-it

Lirohet Fahri Fazliu, i konfiskohet telefoni

Fahri Fazliu është liruar pas arrestimit që iu bë sot nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar familjari i Fahriut, Fadil Fazliu, i cili tha se të njëjtit i është konfiskuar telefoni.

“Po, është liruar Fahriu. Tash fola me të, telefoni iu ka konfisku dhe më tha se është intervistuar diçka, por nuk më tregoi detaje”, tha Fazliu.

Për arrestimin e Fazliut, Gjykata Speciale nuk ka dashur të japë komente në pyetjet e dërguara.

“Gjykata Speciale nuk ka koment”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Specialja në shtator të vitit të kaluar pati bastisur banesën e Fazliut, për të cilën bastisje pati thënë se gjërat që i kanë marrë Specialja kanë qenë të kota për ta.

Gjykata Speciale s’e komenton arrestimin e Fahri Fazliut

Gjykata Speciale e ka arrestuar Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Specialja nuk ka dashur që ta komentojë arrestimin.

“Gjykata Speciale nuk ka koment”, thuhet në përgjigje.

Lajmin për arrestimin e Fahri Fazliut e ka konfirmuar familjari i tij, Fadil Fazliu.

“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i. Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai.

Specialja në shtator të vitit të kaluar pati bastisur banesën e Fazliut, për të cilën bastisje pati thënë se gjërat që i kanë marrë Specialja kanë qenë të kota për ta.

Arrestohet Fahri Fazliu, nipi i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliut

Policia e EULEX-it e ka arrestuar sot Fahri Fazliun, nipin e dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Babai i tij, Fadil Fazliu, ka deklaruar se dyshohet se arrestimi është bërë me urdhër të Gjykatës Speciale.

“Është arrestuar. E ka dërgu djalin në çerdhe dhe më lajmëruan se e ka arrestuar EULEX-i”, ka thënë ai.

Sipas Fadil Fazliut, ende nuk dihet se pse është arrestuar.

“Ende nuk po dihet se pse është arrestuar, kam tentuar të flas me avokatin, por ishte e pamundur”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat