Hoxhaj njofton se është zgjedhur anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Aktuale

Hoxhaj njofton se është zgjedhur anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Më: 12 prill 2024 Në ora: 21:20
Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka njoftuar se është zgjedhur anëtarë i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.

Ai tha se anëtarë të kësaj Akademie janë edhe Ismail Kadarenë, Lea Ypi, Anthony Giddens dhe nga Kosova Rexhep Qosja.

Jam mirënjohës dhe kam kënaqësinë të pranoj zgjedhjen time anëtar të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, anëtarë të së cilës janë shumë emra eminentë, përfshirë Ismail Kadarenë, Lea Ypi, Anthony Giddens dhe nga Kosova Rexhep Qosja.

Falenderoj shumë Presidentin e Akademisë, Prof. Dr. Fatos Tarifa dhe Kryesinë e saj, duke më bërë mua pjesë të këtij forumi intelektualësh eminentë mbarëshqiptarë dhe botëror!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat