Krasniqi: Asociacioni duhet të shkruhet së bashku me SHBA-në

Aktuale

Krasniqi: Asociacioni duhet të shkruhet së bashku me SHBA-në

Më: 12 prill 2024 Në ora: 09:16
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se draft-statuti i Asociacionit duhe të shkruhet me SHBA-në.

“Kurgjo pa amerikanë nuk ndodh, unë të nesërme e kisha fillu këtë proces me mirësjellje me kërkesë për ndihmë ekspertëve të SHBA-së…s’është e vonshme, nuk është bre shkencë ajo këta veç s’kanë deshtë, s’kanë ditë ose s’kanë guxu për një javë kryhet ajo punë”, tha ai.

Ai shtoi se me këtë draft nuk pajtohet.

“Me rezoltutë 1244 preambulë dhe vetëm dy më të rëndat po i përmendi se ka telashe edhe tjera po rezoluta për mu e zbeh dhe e rrezikon sovranitetin e Kosovës dhe abritrazhi është apsolutisht i paparanueshëm… këto dyja do të besoj që do t’i arrinim“, tha Krasniqi.

“Mendoj se është një draft i keq, i cili rrezikon apsolutisht jo në ditën e themelimit të asociacionit, por 6 muaj ose 5 vjet pas me pasë një entitet i cili përveç e një autonomie politike e rrezikon edhe funksionimin shtetit të Kosovës dhe është fatkeqësi pse ka ardhur deri këtu , sepse ky është një tekst i cili e ka prodhuar Albin Kurti me mosveprimin e tij”, tha ai.

Krasniqi shtoi se Kurti ka vepruar vonë  me rastin e Manastirit të Deçanit, sipas tij nëse Kurti do ta ofronte drafti dy vite më herët do të ishte në rast me të favorshëm.

Ai është zotuar se në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së PDK-së, do t’i bëhet resetim dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat