A duhet të fillojmë të prodhojmë dronë lufte dhe trajnojmë njerëz? Flet Hyseni

Aktuale

A duhet të fillojmë të prodhojmë dronë lufte dhe trajnojmë njerëz? Flet Hyseni

Më: 11 prill 2024 Në ora: 11:42
Enis Hyseni

Njohësi i teknologjisë Enis Hyseni ka bërë një thirrje të hapur për trajnimin e dronistëve të rinj.

Hyseni i ftuar në emisionin Ora Shtatë, mes tjerash ka folur në lidhje me këtë nismë dhe çka e ka shtyrë deri te kjo ide.

Ai duke përmendur luftën në Ukrainë, tregoi si droni e ka ndryshuar tërësisht terrenin ushtarak

“E dini që lufta në Ukrainë është që dy vite dhe ka ndërruar terreni tërësisht, nuk është lufta që e njohim, është lufta që ka me u zgjeru në vende të tjera, nuk dmth luftë ushtarake, por edhe luftë ekonomike që ka filluar edhe më përpara”, u shpreh Hyseni.

“Një gjë e çuditshme që ka ndodhur në Ukrainë, një mjet civil e ka ndryshuar komplet terrenin ushtarak, siç është droni. Dronat deri vonë janë përdorur për incizime, për kamera, për dasma përdoren te na”.

“Ajo që ka nis ka nis me u përdorë si armë, çdo ditë keni incizime, shumë tanke janë prishur nga ajo, shumë këmbësori janë duke pësuar humbje për shkak të dronit, është treguar armë efektive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat