Maqedonci: Vlera e automjeteve ushtarake nga Gjermania është 2,7 milionë euro

Aktuale

Maqedonci: Vlera e automjeteve ushtarake nga Gjermania është 2,7 milionë euro

Më: 11 prill 2024 Në ora: 11:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar donacion nga Gjermania të automjeteve ushtarake "Rheinmetall", në vlerë prej 2,7 milionë euro.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të çelësave të këtyre automjeteve kanë marrë pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ministri Maqedonci tha se vlera e këtyre kamionëve është 2,7 milionë euro.

"2,7 milionë euro të pranuara janë në vazhdën e donacioneve qe pranuam vitin e kaluar. Mbështetja me automjete ushtarake është njëra nga fushat që Gjermania kontribuon në fushën e mbrojtjen së Kosovës", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat