Memli Krasniqi për Agim Ramadanin: Përmes luftës dhe vargjeve të tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar

Aktuale

Memli Krasniqi për Agim Ramadanin: Përmes luftës dhe vargjeve të tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar

Më: 11 prill 2024 Në ora: 10:30
Agim Ramadani

Në 25-vjetorin e rënies heroike të Agim Ramadanit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar disa vargje të një poezie të tij.

“A mjafton

të presim vetëm,

e të shikojmë

duke larguar perdën,

për të parë si na vjen liria?”, kujtoi Krasniqi.

“Agim Ramadani – komandant “Katana”, e dinte përgjigjen në këtë pyetje para se ta shkruante këtë poezi. Prandaj, radhitja në mesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u bërë pjesë e luftës për liri, ishte mënyra e tij për të thënë se, JO, nuk mjaton të shikojmë. Se liria nuk falet, por fitohet me gjak”, shkroi tutje i pari i PDK-së.

Krasniqi poashtu tha se Ramadani përmes luftës dhe vargjeve të tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar.

“Lavdi heroit të Kosovës,i cili edhe sot, në 25-vjetorin e rënies së tij heroike, përmes luftës dhe vargjeve të tij, jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës. Respekt, mirënjohje dhe lavdi luftëtarëve dhe dëshmorëve të betejës së Koshares, të cilët, me brigadën e tyre të pagëzuar me emrin e Agimit, vazhduan luftën për çlirim deri në fund”, ka shkruar tutje Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat