Tahiri në Ditën e Kushtetutës: Qeveria aktuale ka shkeljet më të mëdha

Aktuale

Tahiri në Ditën e Kushtetutës: Qeveria aktuale ka shkeljet më të mëdha

Më: 9 prill 2024 Në ora: 14:49
Nënkryetari i partisë, Besnik Tahiri

Nënkryetari i partisë, Besnik Tahiri, tha se kur Kosova po shënon Ditën e Kushtetueses, Republika e Kosovës, është duke u ballafaquar me një Qeveri e cila në mandatin e vetë do të mbahet mend si Qeveria më antikushtetuese duke miratuar ligje dhe duke përfunduar në Gjykatë Kushtetuese për trajtim dhe me vendime të cilat kanë kthyer mbrapa katër ligje.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka kthyer mbrapa Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës në tërësi ka kthyer Ligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të veçanta, destabilizimit në treg në tërësi, ka kthyer Ligjin për Zyrtar Publik pjesërisht dhe Ligjin për paga pjesërisht”, tha Tahiri.

“Përdersia sot Gjykata Kushtetuese e ka në trajtim Ligjin për Këshillin e Pavarur mbikëqyrës civil Ligjin për caktimin e procedurave të caktimit të pagës minmale, ligjin për investime të cenueshme, ligjin për fondin sovran kodin e procedurës penale të Kosovës si dhe ligjin për byronë për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme cila është porosia që sot duhet ta çojmë ne tek qytetarët e Republikës së Kosovës”, shtoi ai.

“Kjo Qeveri përgjatë mandatit tri vjeçar ka proçedu sipas vlerësimeve të raportit të Komisionit Evropian për vitin 2023 me procedurë të përshpejtuar një mori të ligjeve thelbësore sipas raportit të BE-së nga 104 ligje të aprovuara në kuvend mes qershorit te vitit 2022 dhe qershorit 2023 21 prej tyre janë miratuar me procedurë të përshpejtuar pa bërë përpjekje që të ndërtohet një konsensus ndërpartiak në parlament. Ligji për paga dhe ligji për zyrtarë publik janë ligje që janë aprovuar në këtë mënyrë dhe më pas janë referuar në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat