Vuçiç "trimërohet" nga pritja e Macronit – akuzon Kosovën se nuk ka përmbushur asnjë pikë nga marrëveshjet e Ohrit edhe Brukselit!

Aktuale

Vuçiç "trimërohet" nga pritja e Macronit – akuzon Kosovën se nuk ka përmbushur asnjë pikë nga marrëveshjet e Ohrit edhe Brukselit!

Më: 9 prill 2024 Në ora: 11:41
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Vuçiç, pas takimit me presidentin francez për medie, ka deklaruar se “pala nga Prishtina nuk ka bërë asnjë hap drejt përmbushjes dhe zbatimit të ndonjë pike nga marrëveshja e Ohrit, as nga marrëveshja e parë dhe e dytë e Brukselit”, shkruan “Pink” transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se ka zhvilluar takim tre orë me presidentin francez Makron lidhur me situatën aktuale politike, dialogun dhe çështjen rreth Këshillit të Evropës dhe asaj që do organizohet në përvjetorin e 75 të krijimit të kësaj organizate në Francë.

Ai reagoi në fjalën e Makron se dy palët kanë zbatuar diçka nga marrëveshja “Ju thatë se palët kanë zbatuar diçka nga marrëveshjet, mos të kishe përmend nuk do flisja. Nuk kanë zbatuar dy oalët po vetëm njëra palë, tjetra nuk ka zbatuar asgjë. Jo vetëm nuk ka zbatuar asgjë nga Ohri, por as nga marrëveshja e parë dhe dytë e Brukselit, po ajo palë organizoi zgjedhje me dalje 3,4 për qind, pastaj na sugjeruat nënshkrimin e peticionit për zgjedhje dhe pranuam gjë që duhej mjaftonte për zgjedhje, por nuk pati zgjedhje dhe vazhdojnë eksplorimin e tokës dhe praninë policore” ka thënë Vuçiç.

Akoma nuk ka asnjë hetim lidhur me të shtënat dhe plagosjen e një fëmije në ditën e festës serbe ka thënë Vuçiç, ndërsa akuzoi bashkësinë ndërkombëtare se vazhdimisht ja përmendin dhe përkujtojnë rastin e Banjës.

Vuçiç ka përmendur edhe rastin e suspendimit të përdorimit të dinarit në Kosovë, duke u shprehur se “çështja e dinarit është çështje e fatit të ekzistencës së serbëve në Kosovë”.

“Lidhur me marrëveshjen e Ohrit, Serbia tashmë i ka zbatuar tri pika nga ajo edhe pse nuk ishte e detyruar për asnjërën. Ishte marrëveshja dhe të gjithë kemi biseduar se qëpari duhet të zbatohet pika e themelimit të asociacionit të komunave, e cila ende nuk ka lëviz nga pika e vdekur, ndërsa Serbia ka zbatuar si pikën për letërnjoftime, për targa po ashtu edhe atë për vulat doganore” tha Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat