Petkoviçit i pengoi deklarata e ambasadorit gjerman për kritikën ndaj Listës serbe

Aktuale

Petkoviçit i pengoi deklarata e ambasadorit gjerman për kritikën ndaj Listës serbe

Nga: F. B. Më: 9 prill 2024 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Drejtori i Zyrës (së ashtuquajtur) për Kosovën, Petar Petkoviç, ka reaguar në deklaratën e ambasadorit gjerman Rode lidhur me Listën Serbe, duke thënë se “Jorn Rode me sulmin ndaj Listës Serbe ka tentuar të fshehë mungesën e demokracisë në Kosovë”, shkruan “Tanjug” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, deklarata e ambasadorit gjerman është për keqardhje, pasi me sulmin ndaj Listës Serbe ai “bëri përpjekje të fshehë mungesën e demokracisë dhe kushteve për zgjedhje korrekte në Kosovë", duke shtruar pyetjen atij nëse ka parë kushte të pamundshme për referendumin që u vendos para serbëve të Kosovës, apo mbase kjo nuk i intereson.

Si dihet ambasadori gjerman dje ka kritikuar qëndrimin e Listës Serbe për paralajmërimin e mospjesëmarrjes së bashkësisë serbe në votimin për zëvendësimin e kryetarëve shqiptar në komunat në veri të Kosovës.

Petkoviç me këtë rast ka publikuar në rrjetin social X reagimin ku thotë se “ambasadori gjerman Rode asnjëherë nuk ka folur për presionin dhe veprimet e kryeministrit të Kosovës Kurti ndaj serbëve.

"E vetmja gjë për keqardhje është fakti se me sulmin e Rode ndaj LS, ai po tenton të fshehë secilën mungesë të demokracisë dhe kushteve për zgjedhje korrekte në Kosovë. Ju asnjëherë nuk keni folur lidhur me presionin e Kurtit ndaj serbëve, i keni mbështetur kryetarët e komunave veriore dhe duket qartë se me këtë qëndrim ju vazhdoni të i mbështesni. Ku keni parë që të udhëhiqet komuna me 3,5 për qind të votave, sigurisht jo në Gjermani” ka shkruar ai në rrjetin social.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat