Gashi: Qeveria s’ka ide se ç’është reforma në administratën shtetërore “ose ka ide djallëzore”

Aktuale

Gashi: Qeveria s’ka ide se ç’është reforma në administratën shtetërore “ose ka ide djallëzore”

Më: 9 prill 2024 Në ora: 08:13
Ali Gashi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës (SPAK), Ali Gashi, ka thënë se është shqetësuese që më ligjin e pagave që ka hyrë në fuqi vitin e kaluar, numri më i madh i shërbyesve civil janë ende me koeficient 3.9 të pagës.

Ai ka thënë se kjo situatë ka bërë që një numër i madh i këtyre punëtoreve të largohen nga vendi i punës duke rrezikuar administratën shtetërore që të mbete pa profesionist.

Gashi për EO ka thënë se zyrtarët e gjendjes civile, rojet e pyllit, zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, zyrtaret të kulturës, zjarrfikësit e gjeometrit janë ende pothuajse me një pagë minimale dhe për këtë ai ka bërë thirrje që koeficienti i pagës të rritet.

“Të them te drejtën ligji i pagave e ka rregullua çështjen e pagës  vetëm të presidentes, kryeministrit, krye parlamentarit, ministrave, zëvendësministrave  dhe stafit politik, por kurrsesi të shërbyesve civil me theks të veçantë as gjithë zyrtareve publik. Një numër i konsiderueshëm i shërbyesve civil në Republikën e Kosovës ende janë me koeficientin 3.9, për ne është e papranueshme që zyrtarët e gjendjes civile, rojet e pyllit, zyrtaret e qendrës për punë sociale, disa zyrtarë te kulturës fatkeqësisht zjarrfikëset dhe gjeometrat end e pothuajse janë me një pagë minimale”.

Paramendoni se një zyrtar për gjendjen civile i cili është zyrtar profesional të merr një pagë 429 euro, a po një zjarrfikës  që merr pagën 550 euro duke e ditë se çfarë rrezikshmërie, çfarë punë çfarë ato. Po harron kjo qeveri që ku kemi vërshime, situata të jashtëzakonshme janë ta parët zjarrfikësit që intervenojnë, janë këta që rrezikojnë jetën e tyre për të na shpëtuar pasurinë tonë, familjarët tonë, fëmijët tanë  kurse  kjo qeveri i lë me 550 euro, pa rrezikshmëri, pa kushte punë. Prandaj unë insistoj edhe tek qeveria por edhe tek komunat, pasi ato janë  në hartim të rregullores mbi sistematizimin e vendeve të punës që ti kenë parasysh këto kategori dhe ta rrisin koeficientin, pasi që ky koeficient në mënyrë automatike i bën shërbyesit civil të largohen”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se është bërë trend largimi i zyrtareve publik, sipas tij, duke parë qasjen e kësaj e pushtetit, është duke krijuar mendim që kjo qeveri ka synim që të zbrazë Kosovën.

Ai ka pasur kritika ndaj qeverisë edhe për etiketimin e shërbyesve civil si “punëtore të regjimit të vjetër”, të cilët janë mbi 20 vite në punë, për këtë ai ka bërë thirrje qeverisë që ti mbaj larg duart nga shërbimi civil e zyrtarët publik.

“Kurse sa i përket largimit ju e dini tani që është bërë trend largimi tek zyrtarët publik duke i nisur nga mjeket, arsimtarët, policët, nga FSK, nga shërbyesit civil nga gardianet, nga zjarrfikësit nga të gjitha kategoritë. Si duket kjo është edhe synimi i kësaj qeverie ta zbraz Kosovën sepse nëse vetëm dëgjojmë zhargonin që e përdor në fjalorin e tij, regjimin e vjetër, kjo shprehje përdoret tek zyrtarët publik tek shërbyesit publik të cilët kanë përvojë punë ndoshta mbi 20 vite dhe i etiketojnë, segmentet e kësaj qeverie që e kanë mbushur dhe institucionet tjera ku kanë mundur, duke iu thënë se ju jeni të punësuar në regjimi, ju jeni punëtor të ish regjimit. Shërbyes civil janë kategoria e cila është ma meritorja, duke e marrë parasysh që prej vitin 2000 e këndej funksionon shërbimi civil që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe jemi me fat si shërbim civil, si zyrtarë publik që kemi kontribuar edhe në pavarësinë e Kosovës. Dhe të vjen një qeveri dhe të tentoj  me këmbëngulje ta shkatërroj, për besë kjo nuk është as kombëtarë kësaj mund ti vësh çdo etiketë, veç kombëtarë jo. Prandaj larg duart nga shërbimi civil, larg duart nga zyrtarët publik, ti kryejnë detyrat e tyre të merren me mirëqenien e qytetarëve mos të merren me shërbimin civil dhe zyrtarët publik”, ka thënë ai.

Kryetari i SPAK-ut ka thënë se ndër shqetësimet e tyre më të mëdha janë largimi i punëtoreve si shkak i këtyre pakënaqësive, sipas tij, largimi vërehet tekë profilet IT-së, inxhinieret e profileve të ndryshme, specialistët e ekonomisë, juristë e gjeometra.

Ai ka thënë se Qeveria duke u thirrur në emër të reformës në administratën publike është duke e dëmtuar atë dhe se për këtë ka dilema nëse Qeveria ka ide se çka është reforma në administratën shtetërore “ose ka ide djallëzore”.

Të them të drejtën kjo është shqetësimi jonë më i madhi për arsye se një kategori e konsiderueshme që konsiderohet shumë deficitare, nisur nga IT, inxhinieret e profileve të ndryshme, specialistët e ekonomisë, juristë të dëshmuar e e gjeometra nuk e shohin vetën këtu, prandaj është problemi që ikja e tyre është shqetësuese pasi që merr një kohë të konsiderueshme të përgatiten. Prandaj tendenca që thirret në emër të reformës, këta ose nuk e  dinë sinqerisht se çka është reforma ose kanë ide djallëzore. Reformë nuk  nënkupton largimi i zyrtareve publik, reformë nuk është as në arsim, as në shëndetësi   as polici largimi ose pamundësi për me i bo kushtet, reformë është kur këta  bëjnë programe kur ofrojnë  shërbime   digjitalizimi i sistemeve, kur ti nuk ke nevojë me prit në rend, ose për një kërkesë të thjesht me ardhë kur ti mund këtë shërbim përmes sistemit elektronik me kry. Tek profilet  e IT-së, inxhinieret, specialistet është një numër shumë i madh jo vetëm largimi por është problemi që edhe mos interesimi”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat